Gjendet një granatë dore dhe 9 gëzhoja të pushkës së gjuetisë në Vushtrri

Një granatë dore dhe nëntë gëzhoja të pushkës së gjuetisë janë gjetur të shtunën në rrugën “Arsim Muzaqi” në Vushtrri. Sipas raportit të Policisë së Kosovës, një dëshmitar ka njoftuar policinë pasi disa fëmijë i kanë thënë se kishin parë një mjet të dyshimtë, që dyshohej të ishte bombë dore.

Policia ka dalë në vendngjarje dhe ka siguruar zonën, ndërsa njësitë përkatëse kanë sekuestruar granatën e dorës dhe nëntë gëzhoja të pushkës së gjuetisë.

“Dëshmitari ka raportuar se derisa ka qenë duke kaluar rrugën, disa fëmijë e kanë njoftuar se kanë parë  një bombë dore. Dëshmitari ka njoftuar Policinë e cila ka dalë dhe e kanë siguruar vendin e ngjarjes. Njësitë përkatëse të PK-së kanë sekuestruar një granatë dore dhe 9 gëzhoja të pushkës së gjuetisë”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Për rastin është njoftuar prokurori kompetent dhe po hetohet.

Rasti është iniciuar si “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve”.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika