Gjendet një granatë dore në oborrin e shtëpisë të një serbi në Kllokot

Policia Rajonale në Gjilan, ka njoftuar se ka pranuar një ankesë nga një person i nacionalitetit serb në Kllokot, se në oborrin e tij ka gjetur një mjet të dyshuar shpërthyes

iIustrim

Një granatë dore është gjetur në oborrin e një shtëpie të një personi i nacionalitetit serb, në fshatin Mogillë të komunës së Kllokotit.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, thuhet se në vendin e ngjarjes ka dalë edhe njësiti për deminim i Forcave të Sigurisë së Kosovës nga KFOR-i amerikan.

“Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, Stacionit Policor në Kllokot, ka pranuar ankesë nga Z.J. (1963) Kosovar Serb nga fsh.Mogillë Komuna Kllokot se në oborrin e shtëpisë së tij ka gjetur një mjet të dyshuar. Patrulla e Policisë së Stacionit Policor Kllokot menjëherë kanë dalë ne vendin e ngjarjes dhe pas shikimit të vendit të ngjarjes kanë vërejtur se bëhet fjalë për një granatë dore me ngjyrë të gjelbër, e vjetërsuar, e pa shpërthyer dhe e siguruar me sigurues”, thuhet në njoftim.

“Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësiti për deminim i FSK-së dhe njësiti për deminim nga KFOR-i Amerikan, po ashtu edhe njësiti i Hetimeve Rajonale Gjilan”, vijon njoftimi.

Siç thuhet në njoftim, menjëherë janë evakuuar banorët në një perimetër të nevojshëm dhe është siguruar vendi i ngjarjes.

Ndërkaq, granata është tërhequr e pashpërthyer nga njësitet përkatëse.

Në lidhje me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit i cili ka urdhëruar që të iniciohet si rast “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm’’.

I njëjti rast do të dërgohet në Njësitin e Hetimeve Rajonale për hetime të mëtejme.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika