Gjendet një grua pa shenja jete në Drenas

Një grua pa shenja jete është gjetur të dielën në Drenas. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku në vendin e ngjarjes

Policia e Kosovës
Policia e Kosovës

Një grua është gjetur pa shenja jete të dielën në Drenas.

Policia e Kosovës, përmes raportit 24-orësh, ka njoftuar se vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar në vendin e ngjarjes.

Ndërsa, në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet policore.

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion.

Rasti është cilësuar “Vdekje e dyshimtë”.

“VDEKJE E DYSHIMTË – Gllogoc. Raportohet se viktima femër kosovare është gjetur pa shenja jete. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar në vendin e ngjarjes. Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet relevante policore. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në raportin e policisë.

Shija e redaktorit

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Panairi i Librit në Tiranë: “Dukagjini” me 50% zbritje, stenda...

Në Tiranë ndihet kudo aroma e librit! Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia...

Të fundit nga rubrika