Policia e Kosovë ka njoftuar se një grua është gjetur pa shenja jete të hënën në Novobërdë.

Sipas njoftimit të Policisë,  ajo është gjetur të hënën rreth orës 22:30.

Nuk dihen detaje lidhur me këtë rast që është cilësuar si “hetim i vdekjes”.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.