Gjendet një i vdekur në Prishtinë
Policia e Kosovës ka njoftuar se një person është gjetur i vdekur në Prishtinë të mërkurën. Sipas raportit të Policisë, trupi i pajetë është dërguar për obduksion. “Raportohet se është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim […]
Policia e Kosovës ka njoftuar se një person është gjetur i vdekur në Prishtinë të mërkurën.
Sipas raportit të Policisë, trupi i pajetë është dërguar për obduksion.
“Raportohet se është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin e PK-së.















