Një mjet i dyshuar shpërthyes është gjetur të mërkurën në Ferizaj, gjatë disa punimeve që po kryente një qytetar në oborrin e tij.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, ankuesi ka hasur në mjetin e dyshuar teksa ishte duke kryer gërmime. 

Menjëherë pas raportimit të rastit, njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë siguruar perimetrin përreth.

Më pas, njësia për deminim e KFOR-it, në bashkëpunim me Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK), ka ndërhyrë dhe e ka tërhequr mjetin pa ndonjë incident.