Gjendet një mjet i dyshuar i pashpërthyer pranë varrezave në Burincë të Gjilanit
Policia e Kosovës ka njoftuar se një mjet i dyshuar i pashpërthyer është gjetur të martën mbrëma në fshatin Burincë të Gjilanit. Sipas raportit të Policisë, rasti është raportuar rreth orës 21:02 nga një qytetar, i cili ka njoftuar se kishte hasur në mjetin e dyshuar pranë varrezave të fshatit. Pas marrjes së njoftimit, njësitë […]
Policia e Kosovës ka njoftuar se një mjet i dyshuar i pashpërthyer është gjetur të martën mbrëma në fshatin Burincë të Gjilanit.
Sipas raportit të Policisë, rasti është raportuar rreth orës 21:02 nga një qytetar, i cili ka njoftuar se kishte hasur në mjetin e dyshuar pranë varrezave të fshatit.
Pas marrjes së njoftimit, njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë siguruar zonën, derisa pritet ndërhyrja e njësisë së specializuar për deminim.
Policia nuk ka bërë të ditur llojin e mjetit të dyshuar, ndërsa rasti është duke u trajtuar nga autoritetet kompetente.
“Një mashkull kosovar -dëshmitar ka raportuar se te varrezat e fshatit kishte hasur një mjetë të dyshuar të pashpërthyer. Njësiti policore është duke siguruar mjetin derisa njësiti për deminim të dalë në vendin e ngjarjes”, thuhet në raportin ditor të Policisë së Kosovës.















