Gjendet një mjet i dyshuar shpërthyes në Luboten, intervenojnë FSK-ja dhe KFOR-i

Ilustrim

Një mjet i dyshuar shpërthyes është gjetur të hënën në zonën e Parkut Nacional në Luboten, derisa një qytetar ishte duke mbledhur boronica.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti është raportuar të hënën rreth orës 12:16 nga një dëshmitar, i cili ka njoftuar se gjatë mbledhjes së boronicave ka hasur në një mjet të dyshuar shpërthyes në fushë.

Pas pranimit të informacionit, njësitë policore kanë siguruar vendin e ngjarjes, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe njësia për deminim e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) dhe KFOR-it, të cilat kanë bërë tërheqjen e mjetit pa incidente.

Rasti është evidentuar nga Policia e Kosovës.