Gjendet një person i vdekur në banesën e tij në Mitrovicë

Policia e Kosovës, në raportin 24-orësh, ka njoftuar se është gjetur i vdekur një person në banesën e tij në Mitrovicë. Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për Obduksion

Fotoilustrim





Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se një person në Mitrovicë, është gjetur i vdekur në banesën e tij.

Policia njofton se vdekja e viktimës është konstatuar pasi kishte dalë ekipi përkatës në vendin e ngjarjes.

“Është raportuar se viktima, mashkull kosovar, është gjetur i vdekur në banesën e tij. Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë përkatëse dhe me vendim të prokurorit trupi i pajetë dërgohet në IML për Obduksion”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

Tutje, në raport thuhet se trupi i pajetë me vendim të prokurorit është dërguar në IML për Obduksion.





Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika