Gjendet një person pa shenja jete në Kamenicë, policia e cilëson si “vdekje të dyshimtë”

Të martën e 24 janarit, një person është gjetur pa shenja jete në Kamenicë. Policia e cilëson si “vdekje të dyshimtë”

Ilustrim

Një person është gjetur pa shenja jete të martën e 24 janarit në Kamenicë.

Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës thuhet se në vendin e ngjarjes është gjetur një pushkë.

Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor dhe trupi i pajetë është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

Këtë rast policia e ka cilësuar si “vdekje e dyshimtë”.

“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete. Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar një pushkë automatike AK-47, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në raport.

Ndryshe, brenda 24 orëve të fundit, në Kosovë janë arrestuar 29 persona ndërsa 17 janë dërguar në mbajtje.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika