Gjendet një trup i pajetë në lumin Drin në Prizren

"Rreth orës 15:40 Policia ka marrë informatë se në lumin Drin në fshatin Krajk dyshohet se është gjet një trup i pajetë. Patrulla policore ka shku menjëherë në vendin e ngjarjes edhe ka konstatu se në lum është gjet një trup njeriu, dyshohet që të jetë femër, kufomë"

Gjendet një trup i pajetë në lumin Drin në Prizren (Ilustrim)

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se pasditen e së shtunës është gjetur një trup i pajetë në lumin Drini, në fshatin Krajk të Prizrenit.

Këtë e ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

“Rreth orës 15:40 Policia ka marrë informatë se në lumin Drin në fshatin Krajk dyshohet se është gjet një trup i pajetë. Patrulla policore ka shku menjëherë në vendin e ngjarjes edhe ka konstatu se në lum është gjet një trup njeriu, dyshohet që të jetë femër, kufomë. Kufoma është gjet nga peshkatarët që kanë qenë duke peshku aty. Momentalisht të gjitha njësitë policore janë në vendin e ngjarjes. Për momentin nuk është bë identifikimi i kufomës ende”, ka njoftuar Bytyqi.

Shija e redaktorit

”Lufta e UÇK-së ishte një pelegrinazh”- Ish-komandant “Remi”: Në UÇK...

Rrustem Mustafa, ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, është pyetur për Albin Kurtin nëse është veteran i UÇK-së, pasi ai e ka...

Ali Ahmeti: Dëshmia e James Rubin çmontoi propagandën kundër UÇK-së

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar pas dëshmisë së dhënë nga James Rubin në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë...

“Me zemër e mendje jam atje Komandant!”: Edi Rama përkrah...

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dalë me videopërkrahje të protestës kundër Gjykatës Speciale që po zhvillohet në Hagë, nga shqiptarë anekënd botës. Rama shkroi...

Të fundit nga rubrika