Një trup i pajetë është gjendur në objektin e Shoqatës së të Shurdhërve në Mitrovicë.

Lajmin për Portalin Dukagjini e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Avni Zahiti.

“Bazuar në hetimet fillestare, sot, rreth orës 14:30, është raportuar se në rrugën ‘Evlia Qelebia’, brenda objektit të ‘shurdhmemecëve’ është gjendur pa shenja jete viktima i moshës 60-vjeçare”, ka thënë Zahiti.

Ndonëse po raportohet se rasti në fjalë ka qenë një vrasje, Zahiti ka thënë se nuk dihen detaje të tjera rreth rastit, përveç atyre të lartcekurave.

Vendi tashmë është rrethuar nga Policia e Kosovës, e cila po vazhdon hetimet.