Një veturë e djegur është gjetur rreth 2 kilometra larg vendit ku ka ndodhur një vrasje në Prishtinë.

Në vendin e ngjarjes ka dalë policia dhe zjarrfikësit.

Sipas Policisë së Kosovës, pas një gjuajtje me armë zjarri në rrugën “C”, ka mbetur i vdekur një person.

I dyshuari apo të dyshuarit janë në kërkim nga Policia.

“Sot rreth orës 20:00 është raportuar për gjuajtje me armë zjarri të ndodhur në rrugën “C” në Prishtinë. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga informacionet e para të marra  nga mjekët emergjentë është konfirmuar se një person është pa shenja jete. Policia po vijon punën me veprime të ekzaminimit të vendngjarjes, si dhe me veprime të tjera operativo-hetimore, me qëllim identifikimin dhe lokalizimin e të dyshuarve të implikuar në rast”, thuhet në njoftim.

Po ashtu, në vendin e ngjarjes është prezente edhe mjekësia ligjore e Kosovës.