Gjendet një veturë në lumin Lepenc, pritet konfirmimi nëse është e familjes nga Kosova
Gazetari i Klan Macedonia, Furkan Saliu, ka raportuar se një veturë është gjetur në lumin Lepenc, pas aksidentit të së shtunës në rrugën Shkup – Bllacë. Zhytësi që ka hyrë në ujë për ta lidhur veturën e për ta nxjerrë jashtë, ende nuk ka dalë në sipërfaqe, raporton nga terreni gazetari i Klan Macedonia, Furkan […]
Gazetari i Klan Macedonia, Furkan Saliu, ka raportuar se një veturë është gjetur në lumin Lepenc, pas aksidentit të së shtunës në rrugën Shkup – Bllacë.
Zhytësi që ka hyrë në ujë për ta lidhur veturën e për ta nxjerrë jashtë, ende nuk ka dalë në sipërfaqe, raporton nga terreni gazetari i Klan Macedonia, Furkan Saliu.
Sipas pamjeve të marra me dron nga Policia e Kosovës, Saliu thotë se është konstatuar se vetura nën ujë është me ngjyrë të zezë, ndërsa pritet në çdo moment të mësohet nëse është BMW me targa të Kosovës, raporton KlanMacedonia, përcjell Dukagjini.com.















