Një person është gjetur i pajetë në Prishtinë pasditen e së dielës.

Zëdhënësja e Policisë së Rajonit të Prishtinës, Flora Ahmeti, ka konfirmuar rastin.

Ajo ka thënë se rreth orës 18:00, është njoftuar për një person pa shenja jete në një banesë në lagjen Arbëria.

Viktima është një mashkull lindur në vitin 1983, dhe vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje.

“Sot rreth orës 18:00, kemi pranuar informatën për një person pa shenja jete në një banesë në lagjen Arbëria në Prishtinë.  Viktimë në këtë rast është një mashkull (1983), vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje”, ka theksuar ajo.

Hetuesit janë duke ndërmarrë veprimet e nevojshme në bashkëpunim me prokurorin për të hetuar ngjarjen.