Një burrë është gjetur pa shenja jete në banesën e tij në rrugën “Agim Ramadani” në Mitrovicë.
Sipas Policisë së Kosovës, viktima është gjetur i pajetë në banesën e tij.
Me rekomandim të prokurorit dhe kërkesën e familjarëve, trupi i pajetë është liruar për ceremoninë mortore.
Rrethanat e rastit nuk janë bërë të ditura.