Gjendet pa shenja jete një burrë në Prishtinë
Një burrë është gjetur pa shenja jete këtë të enjte në rrugën “Ymer Prizreni” në Prishtinë. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes, njofton Dukagjini. Rastin për Dukagjinin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana. “Sot rreth orës 10:30 policia ka pranuar informatën se […]
Një burrë është gjetur pa shenja jete këtë të enjte në rrugën “Ymer Prizreni” në Prishtinë.
Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes, njofton Dukagjini.
Rastin për Dukagjinin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana.
“Sot rreth orës 10:30 policia ka pranuar informatën se në rrugën Ymer Prizreni në Prishtinë, gjendet një person pa shenja jete. Me të marrë informatën policia ka dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë hasur viktimën mashkull, i cili ishte pa shenja jete. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes”, u shpreh Pllana.















