Policia e Kosovës ka bërë të ditur se të martën një burrë është gjetur pa shenja jete në rrugën “Rrahman Dini” në Prishtinë.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë, thuhet se vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes dhe se rasti është nën hetime, njofton Dukagjini.
“Viktima mashkull kosovar, është gjetur pa shenja jete. Njësitet policore dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku edhe është konstatuar vdekja e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion” thuhet në raportin policor.