Një burrë është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në Rahovec, ka njoftuar Policia e Kosovës.
Sipas raportit policor, viktima, mashkull kosovar, është gjetur i vdekur më 22 qershor 2026.
Në vendin e ngjarjes ka dalë mjeku kujdestar, i cili ka konstatuar vdekjen e viktimës.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion.
Rasti është iniciuar si “Hetim i vdekjes”.