Një grua është gjetur pa shenja jete në oborrin e shtëpisë së saj në Gjakovë.

Lajmin e ka konfirmuar për Portalin Dukagjini, Sheremet Elezaj, zëdhënës i Policisë për rajonin e Gjakovës.

Vdekjen e viktimës e ka konfirmuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.

“Rreth orës 13:30 është raportuar se viktima femër e moshës madhore është gjetur pa shenja jete, në oborrin e shtëpisë së saj në rrugën “Fitim Domi” në Gjakovë (personeli mjekësor në vendin e ngjarjes ka konstatuar vdekjen). Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e nevojshme policore dhe aktualisht janë duke u ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore”, ka thënë Elezaj.

Tutje, Elezaj theksoi se me vendim të prokurorit të shtetit është iniciuar rast “Hetim i vdekjes”, ndërsa trupi i pajetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion.