Policia e Kosovës ka bërë të ditur se të premtën një grua është gjetur pa shenja jete në Prishtinë.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë, viktima është gjetur nga familjarët e saj teksa vdekjen e saj e ka konsatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes, njofton Dukagjini.
“Është raportuar se viktima femër kosovare, është gjetur pa shenja jete nga familjarët. Njësit relevante policore dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes ku është konstatuar vdekja e viktimës. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion, rasti është duke u hetuar” thuhet në raportin policor.