Një person është gjetur i vdekur në një banesë, sipas raportit të Policisë së Kosovës kjo ka ndodhur në Prishtinë gjatë ditës së martë të 24 majit rreth orës 21:51.

Në raport thuhet se me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.

“Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se në banesën e tij ka gjetur pa shenja jete viktimën mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin e Policisë.

Policia e Kosovës është duke bërë hetime rreth këtij rasti.