Policia e Kosovës ka njoftuar se në komunën e Gjakovës, në rrugën “Ganimete Terbeshi”, një mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete.

“Rr. Ganimete Terbeshi, Gjakovë  16.10.2023 – 14:35  Është raportuar se viktima mashkull kosovar, në shtëpinë e tij, nga vëllai i tij, dëshmitari mashkull kosovar, ishte gjetur pa shenja jete, vdekjen e të cilit e ka konstatuar mjeku”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Sipas Policisë, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për Obduksion.

“Njësitet relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke e hetuar rastin. Trupi i pajetë i viktimës me urdhër të prokurorit është dërguar në IML për obduksion”, ka përfunduar Policia e Kosovës.