Gjendet pa shenja jete një person në Gjilan, policia e cilëson si vdekje të dyshimtë

Një person është gjetur pa shenja jete në komunën e Gjilanit, teksa në afërsi të tij është gjetur një pistoletë për të cilën policia dyshon se është përdorur në rastin në fjalë

Ilustrim





Të martën e tetë nëntorit, në komunën e Gjilanit një person është gjetur pa shenja jete, afër të cilit është gjetur një pistoletë.

Kështu është bërë e ditur në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës, ku theksohet se e njëjta armë dyshohet të jetë përdorur në rastin në fjalë.

Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor dhe me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

“Është raportuar se në rrugë është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Po ashtu, në afërsi është gjetur dhe konfiskuar në pistoletë që dyshohet të jetë përdorur në rast. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport.

Rasti është cilësuar si vdekje e dyshimtë.

Ndryshe, në raportin e policisë thuhet se brenda 24 orëve të fundit, Policia e Kosovës ka arrestuar 34 persona.

Pos tyre, 30 të tjerë janë dërguar në mbajtje.





Shija e redaktorit

Manga Month – në Librarinë Dukagjini

Gjatë muajit maj, Libraria Dukagjini po shndërrohet në një pikë takimi për dashamirësit e kulturës japoneze përmes iniciativës “Manga Month”, e realizuar në bashkëpunim...

Reporterët pa Kufij: Kosova shënon përparim në lirinë e medias

Kosova ka shënuar përparim në lirinë e medias, sipas Indeksit Botëror të Lirisë së Shtypit të Reporterëve pa Kufij, duke u renditur në vendin...

Akademia “Dukagjini” përmbyllë nismën “Praktika të suksesshme në mësimdhënie dhe...

“Praktika të suksesshme në Mësimdhënie dhe Nxënie”, është nisma e cila nisi pesë muaj më parë e që sot po shndërrohet në një manifestim...

Të fundit nga rubrika