Një person është gjetur pa shenja jete të mërkurën në Hajvali të Prishtinës.

Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekëpsor.

Në raportin e përditshëm të policisë thuhet se me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion.

Rasti është iniciuar si “Hetim mbi vdekjen”.

“Është pranuar informata për një person pa shenja jete. Rastit i janë përgjigjur njësitet relevante policore. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor. Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin e PK-së.