Gjendet pa shenja jete një person në Istog

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person është gjetur pa shenja jete në Istog. Ekipet e nevojshme policore po ashtu kanë dalë në vendin e ngjarjes, si dhe është njoftuar prokurori i shtetit, me vendimin e të cilit, është iniciuar rast “Hetim i vdekjes”

Ilustrim

Një person është gjetur pa shenja jete në Istog, gjatë ditës së djeshme më 23 tetor.

Në raportin policor thuhet se vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor, i cili ka dalë në vendin e ngjarjes.

Ndërsa, trupi i pajetë me vendim të prokurorit është dërguar për obduksion.

“Është raportuar se një mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete. Në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipi mjekësor, i cili ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në obduksion”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika