Një person është gjetur pa shenja jete të dielën në Mitrovicë të Jugut.
Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, vdekja e viktimës është konstatuar nga mjeku, ndërsa rasti është cilësuar si “vdekje e dyshimtë”.
Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion.