Një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij të martën e 26 marsit.
Rasti raportohet të ketë ndodhur në Novobërdë, ku ekipi mjekësor e ka konstatuar vdekjen e viktimës.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
“Novobërdë 26.03.2024-17:00. Raportohet se viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në raport.
Policia po e heton rastin.