Gjendet pa shenja jete një person në Pejë, policia nis hetimet
Policia e Kosovës ka njoftuar se një person është gjetur pa shenja jete në një shtëpi në Pejë. Në lidhje me rastin, njësitet policore dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë konstatuar vdekjen e viktimës. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, me urdhër të së cilit, trupi i […]
Policia e Kosovës ka njoftuar se një person është gjetur pa shenja jete në një shtëpi në Pejë.
Në lidhje me rastin, njësitet policore dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë konstatuar vdekjen e viktimës.
Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, me urdhër të së cilit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion.
“Është raportuar për një person pa shenja jete në një shtëpi. Njësitet relevante policore dhe një ekip e mjekëve kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku ekipi mjekësor ka konstatuar se trupi i viktimës mashkull kosovar është pa shenja jete. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, me urdhër të së cilit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin 24-orësh.















