Një person është gjetur pa shenja jete të hënën në fshatin Godanc i Epërm të Shtimes, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Sipas policisë, rasti është raportuar nga emergjenca, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore për të kryer veprimet e nevojshme hetimore.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës mashkull është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion, ndërsa rasti po hetohet si “hetim i vdekjes”.