Gjendet pa shenja jete një person në Vushtrri, policia nis hetimet
Policia e Kosovës ka njoftuar se një person është gjetur pa shenja jete në Vërnicë të Vushtrrisë rreth orës 11:00. Këtë e ka bërë të ditur për Portalin Dukagjini, zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti. “Sot, rreth orës 11:00, Policia ka pranuar informatën për gjetjen e një trupi të pajetë në fshatin […]
Policia e Kosovës ka njoftuar se një person është gjetur pa shenja jete në Vërnicë të Vushtrrisë rreth orës 11:00.
Këtë e ka bërë të ditur për Portalin Dukagjini, zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.
“Sot, rreth orës 11:00, Policia ka pranuar informatën për gjetjen e një trupi të pajetë në fshatin Vërnicë të Vushtrrisë. Trupi i pajetë deri më tani i paidentifikuar është i gjinisë mashkullore i moshës së shtyer”, ka thënë Zahiti.
Zahiti ka thënë se hetuesit policorë kanë nisur hetimet për identifikimin dhe zbardhjen e rrethanave të rasit, ndërsa trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.
“Hetuesit policorë me autorizim të prokurorit kanë nisur hetimet për identikfikimin dhe zbardhjen e rrethanave të rastit. Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë dërgohet në IML për obduksion”.















