Gjendet pa shenja jete një person në Vushtrri

Një ngjarje tronditëse në fshatin Dobërllukë të Vushtrrisë, një person është gjetur pa shenja jete

Ilustrim

Ditën e shtunë të 14 majit është gjetur një person rreth moshës 50 vjeçare pa shenja jete në fshatin Dobërllukë të Komunës së Vushtrrisë.

Këtë lajm e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Ilmi Prekazi për gazetën Telegrafi.

Zëdhënësi i Policisë ka thënë se njësitë kompetente të policisë kanë dalur direkt në vend të ngjarjes ku aty ka qenë e pranishme edhe emergjenca.

“Sipas informatës së pranuar nga policia, në fshatin Dobërllukë të Vushtrrisë është një trup i gjakosur i një personi mashkull, i moshës rreth 50 vjeçare. Njësitë kompetente të Policisë menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes e po ashtu edhe emergjenca ka dalë në vendngjarje dhe ka konstatuar se trupi është pa shenja jete”, ka shtuar Prekazi.

“Do të merren të gjitha veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit. Për informata tjera ju njoftojmë me kohë”, ka thënë Prekazi.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika