Gjendet pa shenja jete një person në Zubin Potok

Policia e Kosovës ka raportuar se një person është gjetur pa shenja jete, të martën e 10 majit në Zubin Potok

Ilustrim

Një person është gjetur pa shenja jete, të martën e 10 majit në Zubin Potok.

Kështu ka njoftuar Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh, ku theksohet se vdekja e viktimës është konstatuar nga mjeku kujdestar nga shtëpia e shëndetit në Zubin Potok.

“Në lagjen Jesa në Zubin Potok, të martën rreth orës 12:50 është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Vdekjen e tij e ka konstatuar mjeku kujdestar nga shtëpia e shëndetit në Zubin Potok”, thuhet në raport.

Siç theksohet në raport, me vendim te prokurorit kujdestar, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Rastin policia e ka cilësuar si “vdekje e dyshimtë”.

Ndryshe, gjatë ditës së martë, policia ka raportuar për një vrasje, ku një 30 vjeçar ka mbetur i vdekur si pasojë e lëndimeve të marra nga të shtënat me armë zjarri që kanë ndodhur të martën rreth orës 14:00 në magjistralen Ferizaj-Kaçanik.

Lajmin për Portali D e ka konfirmuar Kanun Veseli, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, i cili ka bërë të ditur se në rast janë përfshirë dy persona.

“Nga informatat e para njëri për pasojë ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, kjo konfirmuar nga ekipet mjekësore, ndërsa tjetri është transportuar për ndihmë mjekësore ne Ferizaj e më pas është transportuar për QKUK për trajtim te mëtutjeshëm mjekësor”, ka thënë për Portali D, Zëdhënësi i Policisë për regjionin e Ferizajt, Kanun Veseli.

30 vjeçari, H.B. që u vra të martën në Kaçanik jetonte jashtë vendit, derisa të premten ai kishte ardhur për pushime në Kosovë.

Po ashtu në këtë ngjarje tragjike, i plagosur ka mbetur edhe vëllai i tij, 32 vjeçari K.B.

Ndërkaq, bazuar në raportin e policisë, brenda 24 orëve të fundit raportohet për 19 persona të arrestuar dhe 16 të dërguar në mbajtje.

Gjithçka që dihet deri tani për rastin tragjik në Kaçanik

Shija e redaktorit

Spanja kampione e Evropës për herë të katërt

Ka mbaruar super ndeshja mes Spanjës dhe Anglisë në kuadër të finales së Kampionatit Evropian 2024. Pas një loje fantastike, Spanja ka përmbyllur ndeshjen me...

Spanja në finale, mposht Francën

Kombëtarja e Spanjës ka arritur kualifikimin në finale të Euro 2024, pasi mposhti me rezultat 2:1 kombëtaren e Francës në gjysmëfinale. Në pjesën e dytë...

Ballkani triumfon në ndeshjen e parë kualifikuese në Ligën e...

Ballkani ka fituar 2-1 ndaj Santa Coloman në 1/8 e fazës kualifikuese në Ligën e Kampionëve. Ndeshja nisi me një ritëm të qetë, por që...

Të fundit nga rubrika