Gjendet pa shenja jete një punëtor ndërtimi afër objektit ku punonte

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, i ndjeri kishte qenë punëtor ndërtimi në kompani. Trupi i pajetë është dërguar për obduksion, ndërsa rasti është cilësuar si “Hetim mbi vdekjen”

Policia e Kosovës
Policia e Kosovës

Është gjetur pa shenja jete një burrë afër një objekti, në Prizren.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, ai kishte qenë punëtor ndërtimi në kompani. Trupi i pajetë është dërguar për obduksion, ndërsa rasti vazhdon të hetohet.

“Është raportuar se viktima mashkull kosovar ishte gjetur pa shenja jete në afërsi të një objektit. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore dhe ndihma e shpejtë mjekësore dhe nga mjeku është konstatuar vdekja e viktimës, i cili sipas familjarëve kishte qenë punëtorë ndërtimi në kompani. Me urdhër të prokurorit i cili po ashtu ka dalë në vendin e ngjarjes trupi i pajetë i viktimë është dërguar në IML për obduksion, ndersa rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raport.

Rasti ka ndodhur mbrëmjen e së premtes.

I njëjti është cilësuar si “Hetim mbi vdekjen”.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika