Gjendet pa shenja jete një turist bullgar i bllokuar në majën e Jezercës

Në majën e Jezercës është gjetur pa shenja jete një 32-vjeçar.

Sipas njoftimit të policisë, dyshohet se ai kishte rrëshqitur nga një lartësi dhe si pasojë ka humbur jetën.

“Në mëngjes, ekipi i kërkim-shpëtimit malor i Emergjencave Civile është nisur me helikopterin e Ministrisë së Mbrojtjes, për t’i lokalizuar dhe ndihmuar turistët. Pas disa orësh kërkime, është gjetur pa shenja jete njëri nga turistët, 32 vjeç, i cili dyshohet se për shkak të terrenit të thepisur malor, ka rrëshqitur nga një lartësi dhe si pasojë e dëmtimeve ka humbur jetën,” thuhet në njoftimin e e Policisë së Shtetit.

Turisti tjetër është larguar drejt Malit të Zi në gjendje të mirë shëndetësore.

Shija e redaktorit

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Të fundit nga rubrika