“Gjendja alarmante”, Durmishi thotë se u ka ofruar ndihmë të gjitha komunave pas vërshimeve

Ministri në detyrë i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ka deklaruar se gjendja me vërshimet në Kosovë mbetet alarme, por ministria ka ofruar mbështetje për komunat e prekura.

“Gjendja në aspektin e vërshimeve të mundshme është alarmante në Kosovë, dhe gjatë këtyre viteve kemi punuar shumë në këtë drejtim dhe duhet të vazhdojmë të punojmë në rregullimin e shtretërve të lumenjve dhe në sanimin e të gjitha pjesëve ku mund të ketë vërshime. Mirëpo, në këtë aspekt si ministër kemi arritje të mëdha, sepse këtë vit kemi reshje më shumë shiu sesa bore, dhe kjo anomali po shihet në gjithë Evropën tash.”

Sipas Durmishit, bazuar në të dhënat e fundit, në nivel vendi janë të identifikuara 398 zona me rrezik të konsiderueshëm nga përmbytjet, përfshirë 108 zona me rrezik ekstrem, 95 me rrezik shumë të lartë dhe 195 me rrezik të lartë, duke prekur afërsisht 340 mijë banorë.

“Unë nga Drenasi iu kam ofruar bashkëpunim të gjitha komunave, dhe të gjitha operatorët ekonomik që i kemi në terren të ndihmojnë kudo që ka nevojë, jo vetëm në rrugë që janë të nivelit të ministrisë pro edhe në ato lokale dhe të gjitha ekipet i kemi në terren”, ka thënë Durmishi në Debat Plus.

Ai ka shtuar se këshilltari për ujëra, Gafurr Daka, ka vizituar dje komunën e Malishevës dhe ka përcjellë porositë e ministrisë për koordinim dhe ndihmë.

Vërshimet në Malishevë, Kastrati: Deri tani niveli qendror nuk ka ofruar asnjë ndihmë

Shija e redaktorit

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Të fundit nga rubrika