Gjendja e rënduar nga zjarret në Shqipëri: Digjen tre shtëpi në Bërdicë

Vatrat e zjarrit në Shqipëri mbeten akoma aktive. Flakët kanë përfshirë edhe disa kodra me ullinj, të favorizuara edhe nga erërat e forta dhe temperaturat e larta të gushtit

Zjarr në Shqipëri

Tre shtëpi janë djegur nga zjarri i cili ka përfshirë pjesë të Bërdicës, në Shkodër.

Banorët e dy shtëpive janë evakuuar nga forcat zjarrfikëse dhe ushtria e vendit gjersa raportohet se e treta kishte qenë e pabanuar prej kohësh.

Raportohet se zjarret kanë rrethuar të gjithë Shkodrën, nga Postriba në Bardhaj e deri në kufirin me Malësinë e Madhe.

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë edhe kodrat në zonën e Shënepremtes në Lushnjë, raporton TCH.

Mësohet se flakët kanë përfshirë disa kodra me ullinj, të favorizuara edhe nga erërat e forta dhe temperaturat e larta të gushtit.

Sipas të dhënave nga Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile ne AKMC, gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 26 vatra zjarri.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika