“Gjendja është shumë e rëndë” flet gazetari nga Turqia, për situatën pas tërmetit që shkaktoi mbi 2500 viktima

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.8 goditi pjesë të gjera të Turqisë dhe Sirisë, herët të hënën, duke rrëzuar qindra ndërtesa dhe duke lënë të vrarë më shumë se 2,500 persona

Gazetari, Bora Zekali (Ilustrim)

Gazetari Bora Zekali ka thënë se gjendja në pjesët e goditur prej tërmetit të parë me magnitudë 7.8 ballësh, pastaj edhe nga një tjetër prej 7.6 ballësh, është shumë e rëndë.

Zekali ka thënë se njerëzit në ato zona nuk po munden të kalojnë, pasi rrugët janë të dëmtuara dhe të bllokuara.

“Situata është shumë e rëndë, pasi në orën 7 të mëngjesit me 7.8 dhe i dytë 7.6, shumë pallate janë rrëzuar dhe shumë njerëz janë jashtë dhe rrugët janë të dëmtuara. Njerëzit nuk mund të kalojnë dhe për popullin është një ditë shumë e zezë. Në ato qytete janë 12 milionë banorë që janë goditur prej tërmetit dhe nuk dihet se sa janë brenda të bllokuar”, ka thënë Zekali.

Sipas tij, organizatat humanitare dhe fondacione të ndryshme janë duke u munduar t’iu ndihmojnë, pasi qytetarët kanë mbetur jashtë dhe në këtë kohë dimri është duke u vështirësuar mbijetesa e tyre.

“Pas tërmetit, shtetit është organizuar me afatin, shume njerëz kanë hapur kampanja për të ndihmuar me bashkitë e qytete, fondacionet kanë i kanë bërë ndihmat në këto organizata dhe kanë dalë në rrugë për të kaluar në këto qytet, atje situata është shumë e rëndë dhe jemi ne dimër dhe temperaturat janë në minus. Dhe është një ditë më shumë rrezik, të gjithë popullit janë jashtë dhe pallatet që nuk janë rrezuar janë me rrezik. Vetëm për këtë moment as batanije e as sobat për ngrohje s’ka, pasi janë vonuar pasi zona është shumë e gjerë”, ka shtuar Zekali.

Zekali ka shtuar se shqiptarët që janë në Turqi, janë duke u ndier krenarë që Kosova dhe Shqipëria kanë nisur forcat e tyre për ta ndihmuar popullin turk.

Osmani autorizon dërgimin e FSK-së në Turqi pas tërmetit

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika