Gjendja nga vërshimet në Pejë, flet kryetari Muhaxheri

Kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri





Pas reshjeve të dendura të shiut, rruga për në fshatin Drelaj të Rugovës është bllokuar nga shembja e gurëve.

Ndonëse shiu ka shkaktuar vërshime, megjithatë gjendja konsiderohet të jetë e menaxhueshme.

Kështu ka bërë të ditur për Portali Dukagjini, kryetari i komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri.

Ai ka theksuar se si pasojë e vërshimeve ka dëme materiale nëpër shtëpi, dhe dëmtime ne disa kanale të ujit.

“Ka rrëshqit një pjesë e dheut atje, jemi në përpjekje për ta liruar por nuk kemi arritur ende ta lirojmë, për momentin ajo pjesë është ende e bllokuar. Janë fryrë të gjithë lumenjtë, por kanalet po i bartin ujërat me sukses për momentin, në disa vende janë dëmtuar kanalet por kryesisht gjendja është nën kontroll. Ka dëme materiale, nëpër shtëpia, u ka hyrë uji nëpër shtëpia njerëzve, si ngjarje e zakonshme kjo punë”, ka thënë Muhaxheri.

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, pas reshjeve të dendura të shiut, nga të cilat disa komuna janë përballur me vërshime, ka thënë se zona e Dukagjinit ka pësuar dëme të ndryshme.

Me anë të një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Sveçla ka bërë thirrje për kujdes të shtuar.

“Ekipet e menaxhimit të emergjencave që nga orët e hershme të mëngjesit janë në teren dhe kanë reaguar në të gjitha rastet e evidentuara. Sapo kam pranuar raportin nga Agjencia e Menaxhimit të Emergjencave rreth gjendjes së krijuar me ç’rast konfirmohet se në zonën e Dukagjinit kemi dëme të ndryshme nga vërshimet”, ka shkruar ai.

Aktualisht, sipas Sveçlës situata është duke u menaxhuar dhe është në monitorim të vazhdueshëm nga Qendrat Emergjente në të gjitha komunat.

“Përballë kësaj situate të krijuar, ju bëj thirrje të gjithëve për kujdes të shtuar.

Qendrat Operative Emergjente janë në detyrë dhe në gjendje gatishmërie andaj ju lus të kontaktoni përmes numrit emergjent 112 rreth çdo vështirësie me të cilën mund të përballeni”, shtoi ai.

Ndryshe, edhe Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidrodrini”, ka bërë thirrje drejt konsumatorëve që të mos konsumojnë ujë pa e vluar atë.

Me anë të një komunikate për media, nga KRU “Hidrodrini”, thonë se në bazë të raporteve nga terreni thirrja vlen posaçërisht për zonën e Istogut, Deçanit dhe Klinës.

Kjo si pasojë e reshjeve të dendura të shiut të cilat kanë nisur që nga dita e shtunë.





Shija e redaktorit

Pjesëtarët e FSK-së marrin pjesë në aktivitetin humanitar të dhurimit...

Forca e Sigurisë së Kosovës ka filluar aksionin humanitar për dhurimin vullnetar të gjakut, në bashkëpunim me Qendrën Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut. Këtij aktiviteti...

“Të gatshëm për zgjedhje”, gjithçka nga takimi ndërmjet Kurtit e...

Një darkë pune u zhvillua të hënën në mes të kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi. Në këtë...

Duhet të ketë pezullim të konkursit për gradimin e policëve,...

Derisa Inspektorati Policor i Kosovës të dalë me raportin final në lidhje me dyshimet për favorizime dhe keqpërdorime në konkursin për gradim e policëve,...

Të fundit nga rubrika