Gjeneral Jashari takohet me gjeneralin Breuer, diskutojnë për situatën e sigurisë në Kosovë

Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, është pritur në takim nga shefi i Mbrojtjes i Republikës Federale të Gjermanisë, gjeneral Carsten Breuer. Në këtë takim është diskutuar për situatën e përgjithshme të sigurisë në Kosovë, rajon dhe më gjerë

Pamje nga takimi

Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, është pritur në takim pune në Ministrinë e Mbrojtjes në Berlin, nga shefi i Mbrojtjes i Republikës Federale të Gjermanisë, gjeneral Carsten Breuer.

Gjenerallejtënant Jashari dhe gjeneral Breuer kanë diskutuar rreth situatës së përgjithshme të sigurisë në Kosovë, rajon dhe më gjerë, derisa kanë theksuar rëndësinë e rritjes së bashkëpunimit ushtarak ndërmjet ushtrive të dy vendeve.

Gjenerallejtënant Jashari e ka falënderuar homologun e tij gjerman për mbështetjen e vazhdueshme që shteti gjerman dhe në veçanti Bundeswehri ka dhënë dhe po jep në zhvillimin e aftësive dhe të kapaciteteve të FSK-së.

“KOMFSK gjithashtu i ofroi homologut të tij bashkëpunim mes dy ushtrive përfshirë bashke-zbarkimet në misione të ndryshme, në operacione ndërkombëtare si dhe në fusha të tjera të interesit të përbashkët”, thuhet në komunikatën për media.

Gjenerali Breuer ka shprehur vlerësim të lartë për gjeneral Jasharin në funksion të ngritjes dhe profesionalizimit të kapaciteteve të FSK-së, si dhe për angazhimin që po e bëjnë në funksion të paqes në Ballkan, si dhe rritjes së bashkëpunimit në mes të dy ushtrive.

Të dy shefat e mbrojtjes janë pajtuar për thellimin e bashkëpunimit në mes të dy vendeve, dhe me këtë rast gjeneral Jashari e ka ftuar gjeneralin Breuer për vizitë zyrtare në Kosovë.

Shija e redaktorit

Garat e çiklizmit, edhe sot bllokim i përkohshëm i qarkullimit...

Policia e Kosovës ka njoftuar se edhe të shtunën, më 21 qershor 2025, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit për automjetet në...

Vasfije Krasniqi rrëfen historinë e saj në OKB: Drejtësia është...

Vasfije Krasniqi ka ndarë rrëfimin e saj si e mbijetuar e dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë, në Kombet e Bashkuara në...

Në ditën e çlirimit të komunës, përurohet memoriali i dëshmorëve...

Në tokën kur dikur u derdh gjak për liri, sot përjetësohen emrat që nuk do të shuhen kurrë. Në ditën e çlirimit të komunës së...

Të fundit nga rubrika