Gjenerali rus rishfaqet në publik

Gjenerali Sergei Surovikin, i cili nuk është shfaqur në publik që prej rebelimit të kryer në qershor nga mercenarët e grupit Wagner

Gjenerali Sergei Surovikin, i cili nuk është shfaqur në publik që prej rebelimit të kryer në qershor nga mercenarët e grupit Wagner, është rishfaqur në një fotografi të publikuar online. Kjo gjë ka thelluar edhe më shumë misterin lidhur me fatin e komandantit rus.

Zyrtarë të paidentifikuar amerikanë ndërkaq kanë thënë se Surovikin u lirua nga ndalimi disa ditë pas rrëzimit të avionit që i përkiste shefit të Wagner-it, Yevgen Prigozhin. Sipas “The New York Times”, Surovikin ende mban gradën e gjeneralit.

I quajtur “Gjenerali Armageddon”, Surovikin ishte komandat i forcave të hapësirës ajrore të Rusisë, dhe në tetorin e kaluar ai u emërua komandant i pushtimit rus të Ukrainës. Ai u hoq nga udhëheqja e luftës tre muaj më vonë.

Më 23 gusht, në orët e para të rebelimit që nisi Prigozhin, Surovikin u shfaq në një video, përmes së cilës ai u bëri thirrje mercenarëve të Wagner-it që të ndalnin rebelimin.

Një aleat i Prigozhinit – që të dy njiheshin kur Surovikin ishte komandant i forcave ruse në Siri – Surovikin, shpesh ishte lavdëruar nga Prigozhini, i cili ka qenë kritik i ashpër i komandantëve rusë lidhur me luftën në Ukrainë.

Që nga ajo video, megjithatë Surovikin nuk është parë në publik dhe ka pasur thashetheme se Kremlini e ka arrestuar, pasi disa zyrtarë të ushtrisë dhe të sigurisë duket se mbështetën rebelimin e Prigozhinit. Presidenti rus, Vladimir Putin, i ka quajtur kryengritësit “tradhtarë” dhe rebelimin e ka cilësuar si “thikë pas shpine”.

Më 22 gusht, disa media ruse raportuan se Surovikin ishte liruar nga posti i komandantit të forcave të hapësirës ajrore.

Një ditë më vonë, më 23 gusht, një avion i lidhur me Prigozhinin u rrëzua teksa po fluturonte nga Moska për në Shën Petersburg. Autoritetet ruse më pas thanë se nga analizimi i ADN-së, Prigozhin u konfirmua se ishte në mesin e dhjetë personave që vdiqën në rrëzimin e avionit. Ai u varros në Shën Petersburg disa ditë më vonë.

Më 4 shtator u publikua një fotografi e Surovikinit. Fotografia u publikua nga Ksenia Sobchak, gazetare, babai i së cilës ishte shefi i Putinit në Shën Petersburg në vitet ’90. Në fotografi, gjenerali ishte i veshur me rroba civile, dhe pranë tij qëndronte një grua që është identifikuar se është bashkëshortja e tij.

“Gjenerali Sergei Surovikin ka dalë. Gjallë, shëndosh e mirë e në shtëpi, me familjen e tij në Moskë. Fotografia është realizuar sot”, shkroi ajo në “Telegram”.

Nuk ka qenë e mundur që menjëherë të verifikohet fotografia apo kur dhe ku është realizuar./REL

Shija e redaktorit

Lansohet platforma e-Komuna, Kurti: Drejt një qeverisjeje digjitale me fokus...

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ka organizuar të premten ceremoninë e lansimit të shërbimeve të e-Komuna, e cila është pjesë e platformës shtetërore...

ASK: Në Kosovë s’ka rënie të madhe të numrit të...

Procesi i regjistrimit të popullsisë në Kosovë përfundon këtë të premte, pas fillimit të tij më 5 prill, rezultatet preliminare të të cilit pritet...

Osmani bisedon me homologun gjerman, diskuton rëndësinë e anëtarësimit të...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të martën mbrëma ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun gjerman, Frank-Walter Steinmeier. Në një postim në rrjetin social "X",...

Të fundit nga rubrika