Gjenerallejtënant Bashkim Jashari është takuar me Gjeneralin James Mcconville, të Ushtrisë së ShBA-ve

Në Gramisch të Gjermanisë, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari ka takuar Gjeneralin James Mcconville të Ushtrisë së SHBA-ve. Ata janë pajtuar për rritjen dhe fuqizimin e bashkëpunimit mes dy ushtrive

Gjenerallejtënant Bashkim Jashari dhe Gjenerali James Mcconville, i Ushtrisë së SHBA-ve

Të mërkurën e shtatë korrikut, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari ka udhëtuar për në Garmisch të Gjermanisë me ftesë të Shefit të Shtabit të Ushtrisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Gjeneral James Mcconville, për të marrë pjesë në Konferencën e Ushtrive Evropiane (CEA).

Në faqen zyratre në Facebook të Forcave të Armatosura të Kosovës, është bërë e ditur se Gjenerallejtënant Bashkim Jashari është takuar me Gjeneralin James Mcconville.

Gjenerali Jashari e ka falënderuar Gjeneralin Mcconville, dhe ushtrinë e ShBA-ve, për përkrahjen e vazhdueshme ndaj shtetit të Kosovës dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës.

“FSK-ja vazhdon të zhvillohet duke u bazuar në doktrinë, stërvitje dhe me pajisje amerikane, që lehtëson ndërveprueshmërinë mes dy ushtrive dhe trajnimet e përbashkëta”, thuhet në njoftimin e FSK-së në Facebook.

Gjenerallejtënant Bashkim Jashari dhe Gjenerali James Mcconville, i Ushtrisë së SHBA-ve

Po ashtu, në njoftim thuhet se Gjenerali Jashari dhe Gjenerali Mcconville janë pajtuar për rritjen dhe fuqizimin e bashkëpunimit mes dy ushtrive.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika