Gjenerata e 22-të e UBT-së diplomon me ceremoni madhështore

Sot në ambientet e sallës 1 Tetori në Prishtinë është mbajtur ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 22-të të Kolegjit UBT. Afro 1 mijë studentë tashmë janë të gatshëm të bëhen pjesë e tregut të punës në profesionet e tyre

Sot, u mbajt ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 22-të të kolegjit UBT, ku rreth 1000 studentë u diplomuan në fusha dhe drejtime të ndryshme akademike.

Në ceremoni, Rektori i UBT-së, Edmond Hajrizi, u uroi suksese të diplomuarve dhe theksoi rëndësinë e këtij momenti në jetën e tyre.

“Në gjeneratën e parë kishim 26 studentë në këtë sallë, e sot ceremonia ka mbi 1000 mijë studentë absolventë, kështu që në emër të gjithë institucionit tonë ju përgëzoj për këtë arritje të madhe”, ka thënë Edmond Hajrizi – Rektori i UBT-së.

Në fjalën e tij, Ambasadori i Francës, Oliver Guerot, u shpreh se ndërtimi i së ardhmes varet nga vetë absolventët, të cilët i inkurajoi të vijojnë rrugën drejt suksesit.

“Të jesh në kontakt me akademinë e të ardhmes për Kosovë është shumë e rëndësishme për ambasadën tonë dhe për shoqërinë sepse ne duam të investojmë këtu për të mirën e Kosovës”, ka thënë Oliver Guerto – Ambasador i Francës.

Në skenë foli edhe Ferid Selimi, Dekan i Fakultetit të Medias dhe Komunikimit, i cili vlerësoi angazhimin e studentëve.

“Është një ndjenjë e veçantë kur i sheh të rinjtë duke përfunduar studimet e tyre dhe duke nisur një rrugëtim të ri i cili do të ishte profesional për ta”, ka thënë Ferid Selimi Dekan i Fakultetit “Media dhe Komunikim”.

Për të diplomuarit, kjo ditë ishte simbol i përkushtimit dhe ëndrrave që tani janë më pranë realizimit.

“Ka qenë një periudhë shumë e mirë në UBT gjatë viteve jam shpërblyer me bursa edhe jam shumë e lumtur për këta, kam kriju eksperienca kam njoft njerëz të ri dhe sot jam e gatshme me dal si një studente e diplomuar”, ka thënë Vanesa Sojeva Studente.

Dita e diplomimit simbolizon përkushtimin e studentëve, ndërsa UBT ka formuar mijëra profesionistë, duke u bërë një hapësirë zhvillimi dhe mundësish për të rinjtë.

Shija e redaktorit

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Nxënësit e Rahovecit e mirëpritën prezantimin e lektyrave nga “Dukagjini”

Fillim java, në Rahovec për dhjetëra nxënës të ciklit të ulët të shkollave fillore solli më të dashurit për ta, personazhet të cilat shumica...

E jashtëzakonshmja Distria Krasniqi, ia sjell Kosovës medaljen e artë...

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar të artën në Grand Slam të Parisit në kategorinë deri në 52 kilogramë. Krasniqi kishte një rrugëtim të gjatë...

Të fundit nga rubrika