Gjeorgji, më shumë se 100 të arrestuar në protestat kundër qeverisë

Autoritetet gjerogjiane njoftuan se kanë arrestuar 107 vetë gjatë protestave të premten më mbrëmje në kryqytetin Tbilisi kundër vendimit të qeverisë për për të pezulluar bisedimet për anëtarësim në Bashkimin Europian.

Sondazhet e opinionit publik tregojnë për një mbështetje të vazhdueshme dhe të fortë të qytetarëve për integrimin europian të vendit.

Mijëra protestues kanë dalë në rrugët e qyteteve dy netë me radhë, duke u përplasur me policinë e cila ka përdorur ujë dhe gaz lotsjellës për shpërndarjen e tyre.

Partia në pushtet “Ëndrra Gjeorgjiane” e kryeministrit Irakli Kobakhidze, njoftoi ngrirjen e bisedimeve për anëtarësim në BE dhe refuzim të granteve financiare nga Brukseli deri në 2028.

Agjencia e lajmeve Associated Press njoftoi se protestueist në Tbilisi u ndoqën dhe u goditën nga policia, ndërsa demostruesit ishin mbledhur jashtë godinës së parlamentit.

Po sipas kësaj agjencie, policia ushtroi dhunë ndaj përfaqësuesve të medias dhe përdori altoparlantët për të lëshuar ofendime ndaj protestuesve.

Partia “Ëndrra Gjeorgjane” njoftoi fitore në zgjedhjet e tetorit me 54 për qind të votave, por partitë e opozitës thanë se zgjedhjet u manipuluan dhe refuzuan të zinin vendet në Parliament.

Presidentja e Gjeorgjisë Salome Zourabichvili iu bashkua protestuesve të enjten pasi akuzoi qeverinë se i kishte shpallur luftë popullit të vet. Në një fjalim drejtuar kombit të premten ajo i bëri thirrje policisë që të mos ushtronte dhunë ndaj protestueve.

Kryeministri Kobakhidze, i cilësoi protestat si “demostrata të dhunshme” duke shtuar se “entitete të huaja” dëshirojnë të shohin atë që ai e cilësoi “Ukrainizim” të Gjerogjisë, përmes një “skenari të llojit Maidan”, një referencë për revolucionin e vitit 2014 në Ukrainë.

Ngrirja e bisedimeve për anëtarësim është pritur me zemërim nga shumë banorë të vendit, ndërsa Gjeorgjia e ka të shkruar në kushtetutë aspiratën për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Shija e redaktorit

Dukagjini prezanton serinë e re të lektyrave në Prishtinë: “Kutia...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lektyrave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që...

Shkolla “Ismail Qemali” anëtarësohet në UNESCO Education Charter Club

Shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë ka marrë konfirmimin zyrtar për themelimin e “Ismail Qemali UNESCO Education Charter Club”, duke...

“Dita e Forcës”, kazermat e FSK-së të hapura për qytetarët

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës, sot duke filluar nga ora 09:00 deri në ora...

Të fundit nga rubrika