Pjesa e parë, Turqi-Gjeorgji 1:1

Pas 45 minutash përballje dhe një dinamizmi të lartë të lojës, përballja mes Turqisë dhe Gjeorgjisë ka përfunduar me barazim.

Gjeorgjia vetëm pesë minuta pasi pranoi gol nga Turqia, ka arritur ta barazojë rezultatin duke shënuar gol në portën turke.

Turqia shënon supergol ndaj Gjeorgjisë

Turqia ka shënuar një supergol ndaj Gjeorgjisë. Në minutën e 26-të ishte lojtari me  numrin 18, M. Müldür, ai i cili shënoi gol nga një distancë.

Një minutë më vonë Turqia shënoi edhe një gol, por ajo u anulua nga arbitri.

Në minutën e 9-të, Turqia ka rrezikuar seriozisht portën e kundërshtarit, duke goditur shtyllën nga një distancë lojtari me numrin 22, Ayhan.

Një minutë më vonë, Gjeorgjia si kundërpërgjigje rrezikon së paku dy herë portën turke, por pa sukses.

Fillon ndeshja Turqi-Gjeorgji, favorite kombëtarja turke

Ashtu siç është parashikuar në kalendarin e ndeshjeve, ka filluar përballja mes Turqisë dhe Gjeorgjisë të cilat janë pjesë e Grupit F në Kampionatin Evropian “Gjermania 2024”.

Formacionet zyrtare Turqi – Gjeorgji

Janë publikuar formacionet zyrtare të ndeshjes mes Turqisë dhe Gjeorgjisë, e vlefshme për Kampionatin Evropian “Gjermania 2024”.

Turqia është favorit në letër dhe pritet të shënojë fitore në këtë përballje.

Nga ana tjetër, për Gjeorgjinë kjo është hera e parë që marrin pjesë në një Kampionat Evropian dhe do të tentojnë të bëjnë befasi.

Formacionet zyrtare:

Para ndeshjes, tifozët e të dy ekipeve janë rrahur brenda në stadium.

Shija e redaktorit

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Të fundit nga rubrika