Gjeorgjia e quan Rusinë “agresore” në përvjetorin e luftës

FOTO:REL

Kryeministri i Gjeorgjisë, Irakli Garibashvili, e quajti Rusinë “agresore” më 8 gusht, në 15-vjetorin e luftës në mes të dy shteteve për rajonin e shkëputur.

Rusia dërgoi mijëra trupa në Gjeorgji më 8 gusht të vitit 2008, pasi Tbilisi nisi një operacion ushtarak në shkallë të gjerë në Osetinë Jugore ndaj separatistëve, të cilët kishin granatuar fshatrat gjeorgjiane në rajon.

“Ne e kemi ditur për një kohë të gjatë se Rusia është agresore, e kemi ditur dhe tani edhe e gjithë bota e di”, tha Garibashvili për gazetarët, shkruan REL.

Qeveria e Garibashvilit është kritikuar nga opozita se ka prirje proruse.

Rusia shkatërroi ushtrinë e vogël të Gjeorgjisë më 2008, duke pushtuar territorin gjatë pesë ditëve luftë. Më pas, presidenti i atëhershëm i Francës, Nicolas Sarkozy, ndërmjetësoi një marrëveshje armëpushimi.

Ish-presidenti i Rusisë, Dmitry Medvedev, që autorizoi veprimin ushtarak më 2008, mbrojti veprimet e Moskës përmes një deklarate të lëshuar në përvjetorin e kësaj lufte.

“Ushtria jonë shpejt dhe në mënyrë të ashpër ndëshkoi nacionalistët arrogantë për pesë ditë”, tha ai përmes deklaratës së publikuar në rrjetet sociale.

Ai, po ashtu, kritikoi Perëndimin për mbështetjen e presidentit të atëhershëm të Gjeorgjisë, Mikheil Saakashvili, duke ngritur paralele me mbështetjen që Perëndimi i jep Kievit gjatë pushtimit rus, që ende po vazhdon.

“Siç kam thënë në gusht të vitit 2008, armiqtë tanë do të shtypen dhe Rusia do të arrijë të gjithë paqen, sipas kushteve të saj”, tha ai.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha të hënën se Kievi qëndron në solidaritet me Tbilisin dhe se Rusia “do të paguajë” për agresionin e saj.

“Ukrainasit qëndrojnë në solidaritet me popullin e Gjeorgjisë dhe i falënderoj të gjithë shtetasit gjeorgjianë që po mbrojnë lirinë së bashku me ne”, tha ai.

Qindra ushtarë dhe civilë nga të dyja palët u vranë gjatë luftës së vitit 2008. Kombet e Bashkuara ka thënë se afër 120.000 u zhvendosën si pasojë e luftës, edhe pse shumica e tyre janë kthyer nëpër shtëpi pas konfliktit.

Shija e redaktorit

Raporti për lirinë e medias vlerësohet alarm për shoqërinë dhe...

Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit vendi ynë shënoi rënie për 19 vende në indeksin e lirisë së medieve nga “Reporterët Pa Kufij”....

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Të fundit nga rubrika