Gjeorgjia ka arritur të fitojë ndeshjen ndaj Portugalisë.

Goli i parë nga Gjeorgjia erdhi në minutën e dytë, i shënuar nga Khvicha Kvaratskhelia.

Ndërsa, goli i dytë u shënua nga Georges Mikautadze në minutën e 57-të.

Gjeorgjia dhe Portugalia kanë luajtur ndeshjen e fundit të fazës së grupeve, në kuadër të Grupit F.

Portugezët kanë kaluar tutje si lider, ndërsa gjeorgjianët u munduan të bëjnë histori duke kaluar grupet në pjesëmarrjen e parë të tyre në Kampionatin Evropian.