Gjeraj: Ajo çka ndodhi sot në Podujevë është e tmerrshme

Kapiteni i Lirisë, Robert Gjeraj e ka quajtur të “tmerrshme” përleshjen e tifozëve në ndeshjen Llapi – Ballkani gjatë ditës së sotme.

Në emisionin “Dueli Sportiv” në RTV Dukagjini, ai tha se “unë mendoj që kjo që ka ndodhur sot është e tmerrshme. Me ndodhë kjo 20 vite pas lufte është katastrofë. Nuk është hera e parë që ka ndodhur, për një periudhë shumë të shkurtër po ndodh disa herë”.

Gjeraj po ashtu shtoi se “para disa ditëve e pashë një postim ku tifozët e Ballkanit dhe Dritës qëndronin bashkë, e kishin marrë si shembull, kurse tani pas disa ditëve me ndodhë kjo është e papranushme”.

“Dueli Sportiv” do të vazhdojë çdo të diel, me fillim nga ora 22:00.

Përveç lajmeve nga sporti vendor, po ashtu, do të ketë edhe shumë risi edhe nga sporti ndërkombëtar.

Shija e redaktorit

Radio Dukagjini i’a qet “Pikën”

Radio Dukagjini po vjen me skemë të re programore. “Pikë”, është një ndër emisionet më të reja që do të filloj në kuadër të kësaj...

Më 30 mars në librarinë “Dukagjini” mbahet promovimi i librit...

Më 30 mars, e enjte, në orën 18:00, në librarinë “Dukagjini” do të mbahet promovimi i librit “Pse s'ma ka thënë njeri më parë”, i...

Kosova dhe Izraeli ndajnë pikët; “Dardanët” nisin mbarë kualifikimet për...

Kosova pati një paraqitje solide në ndeshjen e parë të Grupit I në kualifikimet për “Euro 2024”. Në një ndeshje me emocione, Kosova arriti të...

Të fundit nga rubrika