Gjergji për bashkëjetesën ndërfetare në Kosovë: Të rrimë së bashku, të dëgjojmë njëri-tjetrin, më bukur nuk ka ku shkon
Dodë Gjergji nga Kisha Katolike e Kosovës, për tryezën “Bashkëjetesa ndërfetare ndër ne, virtyt hyjnor apo domosdoshmëri shoqërore”, ka përgëzuar për organizimin e saj Fondacionin “Drita” dhe Bashkësinë Islame të Kosovës (BIK), si nikoqir të këtij diskutimi. Ai ka thënë se kjo është një mundësi shumë e madhe që të jemi së bashku dhe të […]
Dodë Gjergji nga Kisha Katolike e Kosovës, për tryezën “Bashkëjetesa ndërfetare ndër ne, virtyt hyjnor apo domosdoshmëri shoqërore”, ka përgëzuar për organizimin e saj Fondacionin “Drita” dhe Bashkësinë Islame të Kosovës (BIK), si nikoqir të këtij diskutimi.
Ai ka thënë se kjo është një mundësi shumë e madhe që të jemi së bashku dhe të diskutojmë me njëri-tjetrin.
“Të rrimë së bashku, të diskutojmë me njëri-tjetrin, ta dëgjojmë njëri-tjetrin dhe ta gëzojmë këtë ditë së bashku. Më bukur nuk ka ku shkon”, është shprehur Gjergji.
Kurse Zef Gashi, nga Fondacioni “Drita”, është shprehur se 16 prilli i vitit 2026 ishte ditë e bukur.
“Ditë me shumë rëndësi, ditë me shumë përmbajtje, me shumë mesazhe. Kisha me thënë ditë e paharrueshme për të gjithë ne që kemi marrë pjesë në këtë programin e ditës së sotme”, është shprehur ai.

Ai ka thënë se ky diskutim premton shumë.
“Premton shumë sepse jemi besnikë të vetvetes së pari, ndërgjegjes sonë dhe nëse i mbetemi besnik Zotit, pa marrë parasysh cilës përkatësi fetare i takojmë, në fund të fundit krejt jemi të drejtuar kah Krijuesi i cili është i përbashkët për të gjithë njerëzit, i të gjitha religjioneve”, ka thënë Gashi.















