Gjermanët të ndarë për mbajtjen e lidhjeve të mira me Rusinë

Sipas një sondazhi të kryer nga qendra YouGov, shtetasit gjermanë janë të ndarë në pyetjen nëse duhet mbajtur lidhje të mira me Rusinë

FOTO: Johannes Eisels (AFP)

Shtetasit gjermanë janë të ndarë në pyetjen nëse duhet mbajtur lidhje të mira me Rusinë, sipas një sondazhi të kryer nga qendra YouGov.

Sipas këtij institucioni, 37 për qind e respodentëve kanë thënë se Qeveria gjermane duhet të mbajë marrëdhënie të mira me rusët, derisa gjysma nuk janë pajtuar me këtë qëndrim.

Qytetarët me të drejtë vote në landet e asaj që dikur është njohur si Gjermania Lindore e kanë përkrahur më shumë idenë që të mbahen marrëdhënie të mira me Rusinë – 51 për qind – sesa ata që jetojnë në zonat në perëndim – 32 për qind, shkruan REL.

Fakti që më shumë njerëz në lindje kërkojnë kujdes në qasjen ndaj Rusinë, megjithatë, nuk mund të interpretohet si miratim i politikave të presidentit rus, Vladimir Putin dhe luftës që ai e ka nisur kundër Ukrainës në shkurt të vitit 2022.

Në landet në lindje, 51 për qind e respodentëve e shohin Rusinë si kërcënim ndaj Gjermanisë.

Në nivel kombëtar, 63 për qind e respodentëve e shohin Rusinë si kërcënim, ndërsa 30 për qind jo.

Deri në bashkimin e Gjermanive, më 1990, Gjermania Lindore ka qenë e pavarur, mirëpo është parë si shtet satelit dhe si tejet i ndikuar nga Bashkimi Sovjetik.

Gjermania Lindore ka qenë e varur nga “vëllai i madh” në aspektin ekonomik, politik dhe kulturor, me dekada.

Për qëllime të sondazhit, YouGov i ka intervistuar 2.317 persona me të drejtë vote në gjithë Gjermaninë.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika